Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreshma e Madhe përgatit besimtarët për festën më të ndritshme – Ringjalljen

Foto: arkiv

Sot fillon Kreshma e Madhe e cila është më e gjatë në vit. Qëllimi i saj është të përgatisë besimtarët për Ringjalljen e Krishtit – festën më të madhe për të krishterët ortodoksë, të cilën këtë vit ortodoksia e shënon më 24 prill.

Kreshmët hapin rrugën drejt Zotit nëpërmjet pendimit. Kreshma e Madhe është një kohë kur jo vetëm duhet të përmbahemi nga disa ushqime të caktuara, por edhe të ruhemi nga mëkatet që na ndotin dhe na largojnë nga Zoti.

Duhet të theksohet se kur respektohet një kreshmë e rreptë, nuk lejohet konsumimi i asnjë ushqimi me origjinë shtazore. Prandaj menyja e atyre që mbajnë kreshmë  përfshin kryesisht bukë, fruta, perime bishtajore, arra, oriz, të gjitha llojet e drithërave, qiqra e të tjera. Gjatë javës së parë dhe të fundit në këtë periudhë është vendosur të respektohen kreshma më të forta dhe atëherë përdoret ushqim pa vaj. Por, ka dhe disa përjashtime, për shembull ditën e shtunë dhe të diel  janë të lejuara vajrat dhe yndyrat bimore dhe vera, por në sasi të kufizuara. Në ditë të caktuara mund të konsumohet peshk - këto janë 25 mars kur është Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari dhe 17 prill - Dita e Dafinave. Është me rëndësi të thuhet, se nga kreshmët janë të liruara gratë me barë, njerëzit me probleme shëndetësore, si dhe fëmijët e vegjël. Dhe më e rëndësishmja - njeriu mund të mbajë kreshme sipas gjendjes së vet shëndetësore dhe veçoritë e organizmit të tij, por me një rëndësi më të madhe është të mos bëjmë mëkate dhe të mos mbajmë ndjenja negative në zemrat tona.

Dyzeta e Madhe kështu Kisha e quan këtë periudhë nga jeta e krishterë. Dhe kjo nuk është e rastit - Krishti e fillon misionin e tij për njerëzimin me një kreshmë 40 ditor, pavarësisht se nuk ka nevojë që të mbaj kreshmë, sepse nuk ka mëkate. Ai e mban kreshmën, për të na treguar  se çfarë rëndësie ka privimin nga ushqimi. Nëpërmjet kreshmës dhe përulësisë, ne rifitojmë të drejtën për të ngrënë nga ushqimi hyjnor - Eukaristia ose Kungimi i Shenjtë për të krishterët - trupin dhe gjakun e Krishtit.

Akoma për kuptimin e kreshmës lexoni në publikimin “Bota Ortodokse po fillon kreshmën më të gjatë të vitit” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të krishterët ortodoksë festojnë ngjizjen e Shën Anës

Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..

botuar më 24-12-09 10.21.PD

80 vjet nga lindja e këngëtares së njohur bullgare Bojka Prisadova

Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..

botuar më 24-12-05 6.05.PD
Shën Varvara

Nderojmë Shën Varvarën, festa njihet edhe si Krishtlindjet e Grave

Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..

botuar më 24-12-04 6.15.PD