Kisha emblematike e Veliko Tërnovos "40 Martirët e Shenjtë“ruan dëshmi të paçmueshme për madhështinë e sundimtarëve tanë mesjetarë. Midis tyre janë kolonat e Khanit Omurtag (815–831) dhe të vetë mbretit Ivan Asen II (1190-1241) me mbishkrimin e njohur në 13 radhë, i cili përhap dhe shpall në gjuhën bullgare fitoren e madhe të bullgarëve në Kllokotnica.
Gjatë gërmimeve arkeologjike të kishës, u zbuluan varret e mbretit Kallojan (1197-1207), si dhe të mbretit Ivan Asen II dhe gruas së tij Ana Maria. “Ivan Asen i II është një nga sundimtarët më të mëdhenj bullgarë, sepse në kohën e tij Bullgaria kufizohej me tre dete dhe ka qenë një perandori e madhe në Ballkan”, thotë drejtori Ivan Cërov, drejtor i Muzeut Historik Regjional në qytetin Veliko Tërnovo. Duke u kthyer nga lufta fitimtare, sundimtari vendos se me të vërtetë 40 martirët e shenjtë kanë qenë në anë të tij dhe se e kanë përkrahur ushtrinë e tij. “Për këtë shkak kjo bëhet kisha kryesore e kryeqytetit Tërnovo, ku kuptohet Kisha Patriarkale /në kodrën e Carevecit / në atë kohë ishte nëna e krishterimit në Bullgari" - thotë historiani. Në mesin e shekullit të 13 rreth tempullit u krijua manastiri mbretëror "Lavra e Madhe".“Kisha ka ekzistuar si manastir deri në shekullin e 15-të, kur u rindërtua dhe u transformua në xhami, /nga sundimtari osman/ dhe kështu deri në fillimin e shekullit të 19. Më interesantja është se në kishë familja Asenovci kanë varrosur mbretërit bullgarë, të cilët janë me prejardhje nga kjo dinasti, mbretëreshat bullgare dhe njerëzit më të afërt nga fisi. Mjerisht, kur kisha është kthyer në xhami, që të gjitha këto varreza kanë qenë shkatërruar. Deri në ditët tona kanë arritur shumë pak artefakte. Më interesant është varri i mbretit bullgar Kallojan, bashkë me unazën-vulë të njohur të Kallojanit. Kjo është varreza evetme mbretërore nga periudha mesjetare, deri tek e cila mund të afrohemi. Sepse varreza tjetër mbretërore ndodhet në ishullin Shën Akil në Greqi - të Mbretit të madh Samuil, por ai është jashtë kufijve të Bullgarisë”- tregon doktori Ivan Cërov.
Gjatë kohës së tërmetit të vitit 1327 kisha është shkatërruar pothuajse deri në themel. Por, gjatë shekullit të 14, shenjtërorja është restauruar dhe më pas është rindërtuar shumë herë.Pavarësisht peripecive të kohës, “40 martirët e shenjtë” ruan relikte të çmuara që lidhen me traditën e shkollës artistike të Tërnovos dhe ka pasur një ndikim serioz në zhvillimin e pikturës bullgare deri në shekullin e 17-të. Deri tek ne kanë arritur dhe fragmente të veçanta prej një kalendari me piktura, mbase nga gjysma e dytë e shekullit të 13.
Kisha “40 martirët e shenjtë” lidhet edhe me një ngjarje tjetër të shënuar nga historia bullgare. Më 22 shtator 1908 në oborrin e kishës princi Ferdinand shpall me një manifest Pavarësinë e Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Historik Regjional në qytetin Veliko Tërnovo
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..