Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev: Shembulli i të parëve tanë sot shkëlqen veçanërisht

Presidenti Radev
Foto: BGNES

Me rastin e 10 marsit - ditës kur Bullgaria shënon shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga kampet naziste dhe nderon kujtimin e viktimave të Holokaustit, Presidenti Rumen Radev kujtoi guximin e popullit bullgar që duroi një nga sprovat e tij të mëdha historike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas fjalëve të Kreut të Shtetit, sot shembulli i të parëve tanë shkëlqen veçanarisht dhe nuk është rastësi që shumë bullgarë, trashëgimtarë të tyre të denjë, i hapin zemrat për viktimat e pafajshme të një lufte vëllavrasëse.

“Historia e mrekullisë së krijuar nga Bullgaria e vogël në vitet më të errëta për Evropën duhet të tregohet”, tha Presidenti. “Që të mos harrojmë se me përpjekje të përbashkëta mund të bashkohemi rreth së mirës dhe të japim shpresë aty ku është më e nevojshme.”


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD