Afro 5800 shtetas ukrainas kanë hyrë në vendin tonë në 24 orët e fundit, sipas Policisë Kufitare. Në të njëjtën kohë, 3400 ukrainas janë larguar nga vendi ynë. Shumica e refugjatëve të luftës hyjnë në vendin tonë përmes pikave kufitare “Durankullak” dhe “Urës së Danubit” në Ruse. Nga nesër ata do të mund të marrin një dokument në kufi, me të cilin mund të qëndrojnë legjitimisht në Bullgari dhe të kenë akses në tregun e punës, si dhe të drejtën për arsim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje sociale. Refugjatët mund të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në pikat kufitare, në njësitë territoriale të Drejtorisë “Migracioni” të MPJ-së dhe në Agjencinë Shtetërore për Refugjatët.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..