Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fije shprese në mes të një ankthi të madh – bebe ukrainase qajnë për herë të parë në vendin tonë

Foto: BGNES

Gra shtatzënë nga Ukraina, të cilat ikin nga tmerri i luftës gjejnë  një strehim dhe përkrahje në Bullgari. Fati ka caktuar që fëmijët e tyre për herë të parë të qajnë e të marrin frymë në maternitetet bullgare dhe kështu Bullgaria të bëhet atdheu i tyre i lindjes.

Qyteti Kazanllëk, do të futet përgjithmonë në biografinë e Markut të vogël. Nëna e tij Anastasia ikën nga Kievi përmes Bullgarisë për në Turqi, bashkë me të afërmit e saj. Në minutat e fundit më 8 mars ajo është e shpënë në spitalin e lindjes. Bebja peshon 3,5 kilogramë dhe ndihet shumë mirë. Mbase për shkak të stresit dhe të mijëra kilometrave të kaluara, lindja ka filluar më përpara sesa data e caktuar. “Fillimisht duhej ta stabilizonim nënën, meqenëse ajo ishte mjaft e rraskapitur”,  tregon shefja e repartit të lindjeve doktoresha Ivana Nihtjanova. Lindja ishte e natyrshme. Ndërkohë mjekët kanë mundur të vendosin në hotel të afërmit e Anastasijës, të cilët udhëtojnë bashkë me të.

Bebja e parë ukrainase, e lindur në Bullgari, qau në spitalin e Burgasit “Shën Mëria” në prag të festës kombëtare të Bullgarisë - 3 mars. Nëna, 39 vjeçarja Olena Mollovana, ikën nga Kievi me dy fëmijët e saj, me barrë në muajin e nëntë. Pas udhëtimit tmerrues, ajo mbërrin  në qytetin Primorsko dhe shumë pak pas kësaj lind Mihajllo. Ukrainasja mori një mbështetje të madhe nga një bullgar besarab, i cili i dhuroi një shtëpi në Primorsko për të dhe për 3 fëmijët e saj.  Kurse babi i tyre është i mobilizuar në Ukrainë!

Olena Mollovana

Një ditë më vonë, më 4 mars, në një spital të Varnës, qau dhe Ana e vogël, pasi nëna e saj Shurena ikën nga Odesa dhe kërkon strehim tek ne. “E falënderoj Zotin se çdo gjë është në rregull. Linda me operacion. Rruga ishte shumë e gjatë dhe e rëndë”, tregon ajo.

Bashkatdhetaria e saj, Olja Rebçuk-19 vjeçe ikën nga Odesa, bashkë me bashkëshortin dhe prindërit e saj, akoma në fund të muajit shkurt. Pas një udhëtimi disaditësh, ukrainasit gjejnë strehim në qytetin Silistra. Kështu, më 6 mars, në spitalin vendas lind Erik i cili peshon 3,3 kilogramë. Nëna e re shpreson që lufta të përfundojë shpejt dhe me Erikun të mund të kthehen në shtëpi. Për familjen është siguruar një banesë.

Mes atyre që kanë ikur nga pushtimi në Ukrainë është dhe Natasha e cila mbërriti në Bullgari shtatzënë në muajin e 9. Ajo është e strehuar tek një familje në qytetin Plovdiv. Mjekja e cila kujdeset për Natashën po kështu është ukrainase. Doktoresha Ljubov Staneva jeton në Bullgari prej 11 vjetëve.

Natasha dhe doktoresha Staneva

“Jemi të gatshëm të pranojmë në spitalin tonë gra shtatzënë që kanë nevojë për ndihmë dhe t’u japim ndihmën e domosdoshme mjekësore”, deklaroi doktoresha Staneva.

Doktoresha Ljubov Staneva

Një gatishmëri t’u ndihmojnë falas nënave të ardhshme refugjate nga Ukraina kanë deklaruar mjekë nga e gjithë Bullgaria.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD