Gra shtatzënë nga Ukraina, të cilat ikin nga tmerri i luftës gjejnë një strehim dhe përkrahje në Bullgari. Fati ka caktuar që fëmijët e tyre për herë të parë të qajnë e të marrin frymë në maternitetet bullgare dhe kështu Bullgaria të bëhet atdheu i tyre i lindjes.
Qyteti Kazanllëk, do të futet përgjithmonë në biografinë e Markut të vogël. Nëna e tij Anastasia ikën nga Kievi përmes Bullgarisë për në Turqi, bashkë me të afërmit e saj. Në minutat e fundit më 8 mars ajo është e shpënë në spitalin e lindjes. Bebja peshon 3,5 kilogramë dhe ndihet shumë mirë. Mbase për shkak të stresit dhe të mijëra kilometrave të kaluara, lindja ka filluar më përpara sesa data e caktuar. “Fillimisht duhej ta stabilizonim nënën, meqenëse ajo ishte mjaft e rraskapitur”, tregon shefja e repartit të lindjeve doktoresha Ivana Nihtjanova. Lindja ishte e natyrshme. Ndërkohë mjekët kanë mundur të vendosin në hotel të afërmit e Anastasijës, të cilët udhëtojnë bashkë me të.
Bebja e parë ukrainase, e lindur në Bullgari, qau në spitalin e Burgasit “Shën Mëria” në prag të festës kombëtare të Bullgarisë - 3 mars. Nëna, 39 vjeçarja Olena Mollovana, ikën nga Kievi me dy fëmijët e saj, me barrë në muajin e nëntë. Pas udhëtimit tmerrues, ajo mbërrin në qytetin Primorsko dhe shumë pak pas kësaj lind Mihajllo. Ukrainasja mori një mbështetje të madhe nga një bullgar besarab, i cili i dhuroi një shtëpi në Primorsko për të dhe për 3 fëmijët e saj. Kurse babi i tyre është i mobilizuar në Ukrainë!
Një ditë më vonë, më 4 mars, në një spital të Varnës, qau dhe Ana e vogël, pasi nëna e saj Shurena ikën nga Odesa dhe kërkon strehim tek ne. “E falënderoj Zotin se çdo gjë është në rregull. Linda me operacion. Rruga ishte shumë e gjatë dhe e rëndë”, tregon ajo.
Bashkatdhetaria e saj, Olja Rebçuk-19 vjeçe ikën nga Odesa, bashkë me bashkëshortin dhe prindërit e saj, akoma në fund të muajit shkurt. Pas një udhëtimi disaditësh, ukrainasit gjejnë strehim në qytetin Silistra. Kështu, më 6 mars, në spitalin vendas lind Erik i cili peshon 3,3 kilogramë. Nëna e re shpreson që lufta të përfundojë shpejt dhe me Erikun të mund të kthehen në shtëpi. Për familjen është siguruar një banesë.
Mes atyre që kanë ikur nga pushtimi në Ukrainë është dhe Natasha e cila mbërriti në Bullgari shtatzënë në muajin e 9. Ajo është e strehuar tek një familje në qytetin Plovdiv. Mjekja e cila kujdeset për Natashën po kështu është ukrainase. Doktoresha Ljubov Staneva jeton në Bullgari prej 11 vjetëve.“Jemi të gatshëm të pranojmë në spitalin tonë gra shtatzënë që kanë nevojë për ndihmë dhe t’u japim ndihmën e domosdoshme mjekësore”, deklaroi doktoresha Staneva.
Një gatishmëri t’u ndihmojnë falas nënave të ardhshme refugjate nga Ukraina kanë deklaruar mjekë nga e gjithë Bullgaria.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..