Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi i gazit natyror nuk do të rritet me 58%

Foto: BGNES

Çmimi i gazit natyror nuk do të rritet me 58% në prill, siç parashikoi Bulgargaz. Këtë e garantoi kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjinë dhe Ujin, Stanisllav Todorov, duke iu referuar çmimeve në bursa që janë qetësuar ditët e fundit.

“Tregjet reagojnë në panik ndaj çdo lajmi të marrë nga zona e luftës”, shtoi ai. Sipas tij, rritja do të bëhet e qartë në ditët e fundit të marsit, por nëse llogaritet sot ajo duhet të jetë rreth 30%.

Sipas kryeministrit Kirill Petkov, kërkesa e Bulgargaz për të rritur çmimin e gazit natyror me afro 60% është për shkak të veprimeve të ish-menaxhmentit të kompanisë, e cila refuzoi lëndën e parë të lirë azere. Ai bëri të ditur se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të re me Azerbajxhanin në mënyrë që vendi ynë të marrë sërish sasi më të lira.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD
Selia e BSP-së në Sofje

Dhe BSP nuk do të marrë pjesë në negociatat me DPS për një qeveri

Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..

botuar më 24-07-10 5.56.MD
Bojko Borisov

GERB zyrtarisht i refuzoi DPS të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..

botuar më 24-07-10 5.22.MD