Disa qytetarë bullgarë nga Berdjansk u evakuuan përtej vijës së frontit. Evakuimi ishte shumë i vështirë, por i suksesshëm, tha për bTV Anton Markov, kreu i Qendrës Urgjente në Ministrinë e Jashtme.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në kuadrin e 24 orëve rreth 20 000 civilë kanë arritur të largohen nga Mariopuli i rrethuar, por nuk ka asnjë informacion nëse ndër ta ka nga bullgarët e shumtë etnikë që jetojnë në qytetin port.
Konsulli bullgar në Bukuresht, Ivajllo Marinov, i tha BNT se trenat nga Ukraina që transportojnë refugjatë lufte po vazhdojnë të mbërrijnë. Për momentin nuk ka asnjë bullgar që pret në kufi. Ukrainasit që shpërngulen në Bullgari kanë të afërm në vend, por ka edhe azilkërkues. Konsulli rekomandoi që vullnetarët që dëshirojnë të ndihmojnë refugjatët fillimisht të kontaktojnë Qendrën Emergjente në Ministrinë e Jashtme dhe të presin në kufirin bullgar.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se bisedimet e paqes me Rusinë duken më realiste, por duhet ende kohë për të arritur një përparim. Negociatat do të vazhdojnë më 16 mars. Ndërkaq, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të vizitojë Moskën gjatë ditës.Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..