Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 1949. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 11,9% e 16 422 testeve të kryera janë pozitive. Të shtruarit në spitale janë 2303, nga të cilët 278 janë në reanimacion. Të sapoardhurit në spitale janë gjithsej 228 veta, 84,65% e të cilëve nuk janë vaksinuar. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 persona dhe janë shëruar 3565 pacientë.
Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 525, Varna - 232 dhe Burgas – 173.
Numri i personave të imunizuar gjatë 24 orëve të fundit është 2342. Në Bullgari janë tashmë 2 055 253 persona me cikël të përfunduar vaksinimi dhe 707 213 me tre doza.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..