Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy policë mes të arrestuarve për trafikim migrantësh

Foto: BGNES

Njëmbëdhjetë persona, duke përfshirë dy nëpunës të MPB-së, u arrestuan gjatë një operacioni të specializuar policor për migrimin e paligjshëm në Sofje, Pernik, Trën dhe Bllagoevgrad. “Bëhet fjalë për një grup kriminal që siguron largimin e emigrantëve në Evropën Perëndimore. Janë kontrolluar shumë adresa, janë sekuestruar shumë prova materiale”, tha për BNR, kryesekretari i MPB-së Petër Todorov. Gjatë operacionit u konfiskuan telefona celularë, karta SIM, drogë, armë pa leje, municione, mallra të akcizës etj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD
Murgj nga një manastir në Dhamarshala, Indi

Murgjit e Dalai Lamës prezantojnë kulturën Himalayan në Burgas

Murgjit e Dalai Lamës mbërritën më 6 korrik në Burgas. Delegacioni nga Fondacioni i Kulturës Himalaja përfshin Lobsang Phuntsok - kryetar, tre murgj pranë Dalai Lama, dhjetë kërcimtarë autentikë që ndërthurin muzikën, koloritin dhe traditën..

botuar më 24-07-06 4.45.MD

Një paradë e makinave “Retro” do të kënaqë entuziastët automobilistikë në Burgas

Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në orën 14:30. Më shumë se 150 koleksionistë nga Burgasi dhe vendi do të marrin pjesë në të, tha për..

botuar më 24-07-06 8.10.PD