E premtja do të nisë me temperatura nga zeroja deri në 5 gradë, në Sofje priten rreth dy gradë Celsius. Dita do të jetë me diell me vranësira të përkohshme, më të theksuara në Bullgarinë Lindore. Aty do të ketë reshje shiu në disa vende. Me erëra mesatare, deri të forta në Bullgarinë Lindore, në vend do të hyjë ajër më i ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 në verilindje deri në 19 gradë në rajonet më në jugperëndimin. Në Sofje, termometri do të tregojë deri në 14 °.
Në male do të jetë me diell. Pasdite vranësirat do të rriten kryesisht mbi Stara Pllanina dhe masivët në Bullgarinë Juglindore. Në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu, mbi 1700 m do të ketë borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 7°, në 2000 m rreth minus 1°.
Të shtunën reshjet do të pushojnë dhe temperaturat do të mbeten të pandryshuara.Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..
Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..