Thirrja e Ambasadorit tonë në Moskë për konsultime në vendin tonë është një veprim logjik. Kështu, Presidenti Rumen Radev e komentoi deklaratën e Kryeministrit Kirill Petkov, i cili paralajmëroi se Sofja do të thërrasë ambasadorin e saj nga Moska për konsultime.
Lidhur me deklaratën e Ambasadores ruse Eleonora Mitrofanova për mediat ruse, Radev tha: “Asnjë ambasador nuk ka të drejtë të përvetësojë të drejtën për të folur në emër të popullit bullgar”.
Sipas kryeministrit, thirrja e ambasadorit bullgar në gjuhë diplomatike do të thotë se të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe shteti tjetër.
Reagimi erdhi pasi Ambasada ruse tha se është “e papranueshme që zyrtarët, pavarësisht gradës së tyre, të kritikojnë një ambasador”.
Më herët Kryeministri paralajmëroi se do të ketë një përgjigje diplomatike për shkak të deklaratave në media të Ambasadores ruse në Sofje Eleonora Mitrofanova. Nuk ka asnjë qytetar bullgar i cili të gëzohet kur një diplomat i huaj i ofendon bullgarët dhe qeverinë bullgare, tha Petkov, duke shtuar se qeveria dënon sjelljen e Ambasadores ruse.
Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në Asenovgrad. 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri më sot janë kthyer të..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..