Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çorapet tradicionale bullgare zbulojnë sekretet e tyre

Foto: “Kruger-Nikollov-1922”

Vatrat e kulturës, pjesëmarrës individualë dhe klube pensionistësh nga 62 vendbanime në Bullgari morën pjesë në konkursin online "Çorape shumëngjyrëshe", organizuar me rastin e 100 vjetorit nga themelimi i vatrës së kulturës “Kruger- Nikollov-1922” në fshatin Peshtera, rrethi i qytetit Pernik, në Bullgarinë Perëndimore. Ideja e organizatorëve qe, që të mund të prezantohen çorape autentike nga i gjithë vendi.

Nga e gjithë pasuria e elementeve të kostumit tradicional, çorapet  janë zgjedhur jo rastësisht: Ato janë pjesa e larmishme nga veshja popullore dhe në çdo një çorape, si dhe në qëndismat bullgare, është koduar simbolika. Çfarë është karakteristike për çorapet nga krahinat e ndryshme folklorike të Bullgarisë?

“Nga koleksioni i pasur i fotografive, i cili më qe dërguar, vihet re se dominojnë motivet florale  -kryesisht trëndafila dhe figura gjeometrike-tregon Stojan Stojanov, sekretar i vatrës së kulturës. Ka dhe shembuj të tjerë, të cilët më bënë përshtypje - çorape me rruaza, me motive të mëdha të ndërthurura me figura gjeometrike, me flutura të qëndisura, kafshë dhe bimë.”

Çorapet më të vjetra, të treguara në konkurs, janë nga fshati Alino - rrethi i Sofjes - më shumë se 120 vjet, ka të tjera të cilat janë në më shumë se 100 vjeç. Zbukurimet, motivet dhe ngjyrat bëjnë përshtypje me larminë e tyre. Kjo po kështu nuk është e rastit: pjesa më e madhe e fotografive të dërguara janë të çorapeve festive.

“Këto janë çorape, të cilat janë përdorur në kohë të dasmave dhe të tubimeve, Pikërisht prandaj dhe njerëzit i kanë ruajtur. Çorapja e përditshme e zakonshme më shpesh është e zezë tek gratë dhe e bardhë tek burrat e rinj - sqaron zoti Stojanov. Gjatë viteve modelet dhe figurat ruhen, por ndryshojnë ngjyrat. Përveç çorapeve prej leshi paraqiten dhe çorape prej materialeve të tjera, kurse ngjyrat, me të cilat është ngjyrosur leshi në të kaluarën, bëhen më të spikatura. Ndjenja për estetikë e detyron bullgaren me mjeshtëri të gërshetojë elementet e çorapeve me pjesët e tjera të veshjes tradicionale.

“Është dashur që të kenë diçka të përbashkët me veshjen, sepse harmonia është e rëndësishme. Nuk mund të vishet një veshje popullore në ngjyrën e kuqe dhe të vishet një çorape në ngjyrën e verdhë ose në ndonjë ngjyrë tjetër - thotë bashkëbiseduesi ynë. Ka pasur një sinkron  midis ngjyrës së veshjes popullore dhe ngjyrës së çorapes, por kjo ka qenë shumë individuale për çdo një grua, e cila ka mbajtur kostumin”.

Stojan Stojanov shpreson që konkursi “Çorapet shumëngjyrëshe” të bëhet i përvitshëm, që të mund njerëzit të kërkojnë dhe të tregojnë shembuj të cilët bëjnë një përshtypje edhe më të madhe. Vet ai pronëson një koleksion të madh e të pasur prej çorapeve nga fshati i tij i lindjes. Çfarë informacioni është i koduar në to si një pjesë nga veshja tradicionale?

“Në fshatin Peshtera ka disa lloje çorapesh. Një palë janë peshqesh nga nëna për vajzën e saj, për kohën, kur ajo do të bëhet nuse, si një simbol i pjellorisë. Lloji tjetër janë “Sytë e vjehrrës”-me elemente të paraqitura prej luleve. Ato vjehrra ia jep nuses së saj gjatë kohës së dasmës. Të tretat janë çorapet lara-lara me ngjyrat e ylberit, kurse lloji i katërt janë kryesisht të kuqe, mbi të cilat janë qëndisur lule dhe kafshë. Në të është koduar spastrimi nga e keqja, që të mund ti mbajë gruaja me shëndet dhe fat”.

Këtu mund të shijoni pasurinë e papërsëritshme të çorapeve tradicionale bullgare:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Foto: “Kruger-Nikollov-1922”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD