Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka shpallur dëshirën e saj për të marrë në pyetje si dëshmitar përmes videokonferencës biznesmenin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai. Për këtë qëllim, ajo do të dërgojë një kërkesë për ndihmë juridike në Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrja në pyetje është pjesë e një hetimi ndaj ish-kryeministrit Bojko Borisov, PR-es së tij Sevdelina Arnaudova dhe ish-Ministrit të Financave Vlladisllav Goranov pas një sinjali të dërguar nga Vasill Bozhkov se ai është viktimë e zhvatjes. I akuzuari për 19 krime pretendon se nga viti 2017 deri në vitin 2019 i ka dorëzuar 60 milionë leva (rreth 30 milionë euro) Vlladisllav Goranovit dhe Bojko Borisovit përmes Sevdelina Arnaudovës.
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..
Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e..
Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime..
Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha..
Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për..