Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Së bashku për Ukrainën” sonte në eterin e Radios Kombëtare Bullgare

Mediat publike në Bullgari /Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar/, bashkuan forcat dhe në bashkëpunim me Teatrin Popullor "Ivan Vazov" organizuan një fushatë bamirësie në mbështetje të të vuajturve nga lufta në Ukrainë. Ajo do të fillojë me koncertin "Së bashku për Ukrainën", i cili do të mbahet nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev.

Koncerti bamirës do të transmetohet në të gjitha programet kombëtare dhe rajonale të Radios Kombëtare Bullgare më 28 mars në orën 19.00. Gjatë aktivitetit, si dhe në periudhën para transmetimit televiziv në BNT 1 më 3 prill, radioja publike do të promovojë llogaritë e Kryqit të Kuq për mbledhjen e mjeteve.

Mjetet e mbledhura nga numri i shkurtër 1466 për të gjithë operatorët celularë (me vlerë 1 levë), dhuratat e dorëzuara në vendet e shpallura, ose në llogarinë bankare të Kryqit të Kuq Bullgar do t’u dërgohen viktimave të luftës.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD