Më 29 mars, në skenën e sallës “Bullgaria” në kryeqytet do të luhet Mesha numër 3 në F moll nga Anton Bruckner. Një përfaqësues i shquar i kulturës muzikore austriake, i njohur si një nga simfonistët më të mëdhenj të epokës romantike, Bruckner la një trashëgimi të jashtëzakonshme krijuese. Në të, së bashku me nëntë simfonitë e tij, Mesha e Madhe, të cilën kompozitori e redaktoi pothuajse gjatë gjithë jetës së tij, u bë shumë i njohur. Vepra është për orkestër simfonike, kor, organo dhe solistë - gjithsej mbi 130 muzikantë.
Në koncertin e ardhshëm në Sofje interpretues janë Filarmonia e Plevenit, Kori Kombëtar i Filarmonisë "Svetosllav Obretenov" dhe solistët Vera Girginova - soprano, Violeta Radomirska - alt, Georgi Sulltanov - tenor dhe Svilen Nikollov - bas. Dirigjent i korit është Sllavill Dimitrov, ndërsa i gjithë produksionit - Jordan Kamxhallov.
Maestro Kamxhallov do ta hapë koncertin me një hyrje muzikore, në të cilën do të prezantojë formulat dhe teknikat kryesore kompozicionale që kompozitori ka përdorur në vepër. Siç tha ai në një intervistë për BNR, "kjo do të sigurojë një perceptim më të ndërgjegjshëm nga audienca në një nivel intelektual dhe emocional".
Kjo është shfaqja e dytë e veprës nga dy formacionet, të cilat e prezantuan për herë të parë dy vite më parë. Në ditët e turbullta në të cilat jetojmë, vepra të tilla me një ndikim kaq të fortë filozofik dhe emocional padyshim që u japin forcë lutjeve dhe mesazheve të paqes që njerëzit në mbarë botën drejtojnë.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
“Më puth dje”, një nga këngët më të reja në repertorin e Georgi Hristov, bashkon disa krijues jashtëzakonisht të talentuar bullgarë. Producent dhe frymëzues është Igor Markovski, i cili vitet e fundit realizoi filma të mrekullueshëm të shkurtër muzikor,..
“Kuinteti i Pranverës” për Instrumente Frymore do të përfshihet detyrimisht në programin arsimor dhe të konkursit të universitetit më të njohur të muzikës në Shtetet e Bashkuara, The Juilliard School në Nju Jork. Kjo u bë e ditur nga një postim i..
Para disa ditësh u ndanë çmimet vjetore të BG Radio, e cila tradicionalisht prezanton këngët më të reja bullgare pop dhe rok. Emrat e fituesve përcaktohen nga dëgjuesit, të cilët votojnë për disa kategori. Fituesi i madh këtë vit është Ljubo Kirov,..