Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 31 marsin

Paralajmërim për erëra të forta pranverore në të gjithë vendin

Foto: Svetosllav Cvetanov, Radio Vidin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë të larta nga 8 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 24 gradë. Në Sofje temperaturat do të zbresin deri në 8, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë në 20.

Do të fryjë erë e fortë, ndërsa në Bullgarinë Lindore dhe në veri të maleve do të fryjë erë e fortë jugperëndimore. Retë do të jenë të grisura, por të konsiderueshme. Një ciklon mesdhetar do të përhapë një përqendrim të lartë të pluhurit nga Sahara.

Mbi male do të mbajë vranësira me reshje të shkurtra lokale. Në shpatet veriore do të fryjë erë e stuhishme. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 15 °, në 2000 m deri në 7.

Të premten priten reshje shiu, por në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore nuk do të ketë shi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

151 raportime për korrupsion në Ministrinë e Punëve të Brendshme në gjysmën e parë të vitit

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë pranuar 151 raporte me të dhëna për vepra korruptive të kryera nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas raportit për zbatimin e masave nga Plani Kundër Korrupsionit të Ministrisë së Punëve..

botuar më 24-08-23 10.27.PD

PP dorëzon një projektligj për shfuqizimin e përkufizimit të orientimit seksual jotradicional

“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të paraqesë javën e ardhshme një projektligj për ndryshimin e Ligjit për arsimin parashkollor dhe shkollor për të shfuqizuar përkufizimin e miratuar së fundmi për orientimin seksual jotradicional. Tekstet e..

botuar më 24-08-23 10.08.PD

Parashikimi i motit për 23 gushtin

Ditën e premte do të mbajë mot me diell, me vranësira pasdite kryesisht në lindje. Aty do të ketë reshje shiu dhe vende-vende bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 deri në..

botuar më 24-08-22 7.35.MD