Nga 1 prilli gjendja e jashtëzakonshme epidemike hiqet zyrtarisht, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova në një konferencë. Hiqet mbajtja e detyrueshme e maskave në vendet е mbyllura publike, respektimi i distancës fizike, kufizimi i numrit të personave në ambientet e brendshme, kufizimi i trajnimit ballë për ballë në shkollat e larta, ndalimi i vizitave në spitale dhe në qendrat e kujdesit social, kërkesa e punëdhënësve për praninë e jo më shumë se 50% prej punonjësve.
Megjithatë, inspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev këshilloi: “Rekomandohet mbajtja e maskave në transportin publik, në spitale, në rastet e grumbullimit të shumë njerëzve në ambiente të hapura, për personat e rrezikuar dhe me sëmundje shoqëruese, përdorimi i dezinfektuesve”.
Një projektligj i ri parashikon mundësinë që Ministri i Shëndetësisë të vendosë masa anti-epidemike jashtë situatës së shpallur anti-epidemike.Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..