Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ofensiva ruse në Ukrainën Lindore po intensifikohet

Pamje nga qyteti Mariupol
Foto: photo.unian.info

Rusia ka shpallur një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga Mariupoli i rrethuar të enjten. 150 000 banorët e qytetit kanë mbijetuar nën tokë për javë të tëra mes sulmeve brutale ajrore, tha nënkryetari i bashkisë Sergej Orllov. Në ditën e 36-të të luftës, luftimet në Mariupol po vazhdojnë.

Presidenti Volodimir Zelenski komentoi në një fjalim video të mesnatës nga rrugët e Kievit se negociatat me Rusinë janë duke vazhduar, por tani për tani janë vetëm "fjalë pa veprime konkrete".

Forcat ruse po tërhiqen nga zona e termocentralit bërthamor të Çernobilit, tha inteligjenca amerikane. Lidhja midis Kievit dhe qytetit të rrethuar të Çernigov është rivendosur, raportoi CNN. Luftimet intensifikohen në rajonet Doneck dhe Lugansk. Forcat ruse po përparojnë pas Izjum, afër Harkovit.

Moska nuk ka hequr dorë nga këmbëngulja që Kievi të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe separatistët në Doneck dhe Lugansk, tha kryenegociatori rus, Vladimir Medinski.

Negociatori ukrainas Mihailo Podoljak tha se traktati i paqes do të duhej të miratohej me referendum, por ai nuk mund të organizohej derisa trupat ruse të largoheshin nga territoret e pushtuara pas 23 shkurtit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD