Rusia ka shpallur një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga Mariupoli i rrethuar të enjten. 150 000 banorët e qytetit kanë mbijetuar nën tokë për javë të tëra mes sulmeve brutale ajrore, tha nënkryetari i bashkisë Sergej Orllov. Në ditën e 36-të të luftës, luftimet në Mariupol po vazhdojnë.
Presidenti Volodimir Zelenski komentoi në një fjalim video të mesnatës nga rrugët e Kievit se negociatat me Rusinë janë duke vazhduar, por tani për tani janë vetëm "fjalë pa veprime konkrete".
Forcat ruse po tërhiqen nga zona e termocentralit bërthamor të Çernobilit, tha inteligjenca amerikane. Lidhja midis Kievit dhe qytetit të rrethuar të Çernigov është rivendosur, raportoi CNN. Luftimet intensifikohen në rajonet Doneck dhe Lugansk. Forcat ruse po përparojnë pas Izjum, afër Harkovit.
Moska nuk ka hequr dorë nga këmbëngulja që Kievi të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe separatistët në Doneck dhe Lugansk, tha kryenegociatori rus, Vladimir Medinski.
Negociatori ukrainas Mihailo Podoljak tha se traktati i paqes do të duhej të miratohej me referendum, por ai nuk mund të organizohej derisa trupat ruse të largoheshin nga territoret e pushtuara pas 23 shkurtit.Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..