1176 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve rishtazi është ulur me 522 krahasuar me një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11.2% e 10 528 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 3149 veta në 183 892. 179 persona të infektuar u shtruan në spitale. 77% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri total i pacientëve të shtruar u zvogëlua deri në 1953 veta. 214 persona të infektuar janë në repartet e terapisë intensive.
Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh, 14 persona vdiqën me Covid të konfirmuar. 11 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. U shëruan 4301 veta. Të mërkurën u bënë 1907 vaksina.Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...
Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..
Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në Sofje do të jenë rreth minus 3°. Gjatë ditës në vend do të ketë..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...