Moratoriumi për çmimet e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit për konsumatorët familjarë skadon më 31 mars. Ngrirja nuk do të zgjatet, konfirmoi për BNR kryetari i Komisionit për Energjinë në Parlament Radosllav Ribarski. Ai theksoi se nuk pret rritje të çmimeve.
Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit Stanisllav Todorov njoftoi se nga 1 prilli nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit për amvisëritë, por nga kjo datë do të rritet çmimi i gazit natyror, i cili është në thelbin e formimit të çmimit. “Si rezultat i ndryshimit të çmimit të gazit natyror, nga maji mund të ketë çmime të reja për energjinë termike, ndërsa për shërbimet e ujit - nga vera”, tha Todorov.
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..