Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13 gradë, në Sofje rreth 9. Gjatë ditës vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e theksuar pasdite. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në disa vende me bubullima.
Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare jugperëndimore dhe bashkë me të do të depërtojë ajër i ftohtë. Paralajmërim për erë të fortë ka në 8 rrethe në Bullgarinë Juglindore dhe Perëndimore. Temperaturat ditore do të pësojnë rënie të lehtë dhe maksimalet do të lëvizin nga 17 deri në 22 gradë, në kryeqytet deri në 17 gradë.
Mbi male do të ketë vranësira të ndryshueshme, me reshje afatshkurtra, mbi 2000 m dhe borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 10 gradë, në 2000 m rreth 2 gradë.
Të dielën temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar dhe do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..