Pamjet tronditëse të kufomave të civilëve me duar të lidhura në rrugët e Buçës, të cilat dolën në dritë pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga qyteti ukrainas, zemëruan komunitetin botëror dhe çuan në akuza për krime lufte kundër Moskës. Ndërkohë, autoritetet lokale thanë se më shumë se 300 njerëz u vranë dhe u varrosën në një varr masiv pranë një kishe në Buça gjatë pushtimit rus. Një tjetër varr masiv me 57 viktima të pafajshme u zbulua në qytet.
Mbrëmjen e 3 prillit, kur agjencitë botërore dolën me pamjet e tmerrshme të masakrave në Buça, animatori i njohur bullgar Teodor Ushev publikoi në internet vizatimin e tij, në të cilinshprehu tronditjen e tij për krimin.
Piktura rikrijon syrin e një fëmije, duke vulosur imazhin e shëmtuar të vrasësit të tij - një ushtar rus i shënuar me shenjën Z, që u vendos si simboli zyrtar i pushtimit të Ukrainës. Tekstualisht vetëm për disa orë, vizatimi pushtoi rrjetin botëror përmes qindra postimeve, të shoqëruara me komente dhe mesazhe të zemëruara për një fund të menjëhershëm të mizorive në Ukrainë.
Para televizionit kombëtar bullgar, dukshëm i shqetësuar, Teo Ushev komentoi punën e tij ashtu:
“U ula në mënyrë spontane dhe e vizatova këtë pikturë. Gjatë gjithë kohës mendoja se do të ishte më e lehtë. U ula pa asnjë ide dhe duart më dridheshin pikërisht teksa po pikturoja këtë poster. Kjo është hera e parë që më ndodh kjo gjë. Për herë të parë ndihem i pafuqishëm. Dua të hesht, dua të hesht në kujtim të viktimave të pafajshme që vdiqën - fëmijëve, grave, të moshuarve, të cilët vetëm një muaj më parë jetuan në paqe. Unë kam qenë gjithmonë optimist dhe kam menduar se arti mund të ndryshojë botën, por në këtë moment ndjej dëshpërim dhe pafuqi absolute që arti mund t’i ndryshojë gjërat”, tha Teo Ushev.
Animatori i respektuar njihet për qytetarinë e tij aktive në tema të ndryshme shoqërore. Pak kohë më parë, Teo publikoi vizatimin e tij të syve të mjekëve që kujdeseshin për të në pavijonin Covid të spitalit. Puna e tij shpërtheu fjalë për fjalë rrjetet sociale dhe madje u shfaq në dhjetëra tabela në të gjithë Sofjen, si një gjest mirënjohjeje për mjekët në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Facebook /Teo Ushev
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..