Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 prillin

Reshje të shkurtra dhe ulja e temperaturave

Foto: arkiv

Ditën e Enjte temperaturat minimale do të jenë mes 5 dhe 10 gradë, në Sofje – përafërsisht 5.

Nga perëndimi vranësia do të shtohet dhe do të përfshijë të gjithë vendin. Në shumë rajone do të ketë reshje të shkurtra pas dite, mund të ketë edhe bubullima. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 18 gradë. Në Sofje termometrat do të tregojnë deri në 14 gradë.

Mbi malet vranësia do të jetë e konsiderueshme me reshje bore, nën 1800 reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë perëndimore. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 m do të jenë përafërsisht 9 gradë, në 2000 m – deri në 3.

Ditën e premte vranësia do të shpërndahet dhe temperaturat do të rriten.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD