Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të katërt organizohet xhiroja automobilistike e malit Vitosha

Foto: Classic Vitosha Trophy
Më 9 dhe 10 prill mbahet edicioni i katërt i xhiros së malit Vitosha me automobila retro dhe klasike - Classic Vitosha Trophy. Gara bazohet në veprimtari të ngjashme në Gjermani, Austri, Zvicër, tha për BNR organizatori Danaill Pençev.  Ai saktësoi se nuk bëhet fjalë për rali, por për një garë në të cilën makinat duhet

të kalojnë një distancë nga 300 kilometra jo më shpejt, por për një kohë të caktuar, në përputhje me të gjitha kufizimet dhe shenjet rrugore të përcaktuara nga ligji përgjatë itinerarit. Për pjesëmarrje aplikuan ekipet e 50 automobilave të prodhuara deri në vitin 2000.

“Makina më e vjetër retro që do të shohim është e vitit 1928”, tha Danaill Pençev. Për pjesëmarrësit ofrohen teste të ndryshme si mbushja e sasisë së caktuar të karburantit, parkim, manovrim, ngasja dhe ndalim preciz. Për  fitoren është e rëndësishme të merren më pak pikë penallti.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov e nisi me fitore në US Open

Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..

botuar më 24-08-27 10.05.PD

Bullgaria po dërgon tre atletë në Paraolimpiadën në Paris

Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..

botuar më 24-08-25 8.45.PD

Kampionët nga podiumet botërore të sporteve luftarake mblidhen në Bullgari

Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..

botuar më 24-08-24 9.30.PD