Vështirë se ka një prind që nuk ka përdorur një personazh përrallash nga një libër për fëmijë për t’i shpjeguar fëmijës së tij gjendjen e tij personale emocionale ose një situatë të caktuar. Sidomos kur bëhet fjalë për një përjetim jo fort të këndshme, që është padyshim një vizitë në spital. Që nga kjo javë, qendra më e madhe për kujdesin urgjent mjekësor në Bullgari “Pirogov” do t’u ofrojë të njëjtën qetësim pacientëve të saj më të rinj me kënde të reja bibliotekash. Ato do të ndërtohen në çdo repart të spitalit, ku shtrohen dhe trajtohen fëmijët deri në 18 vjeç. 10 shtëpi botuese bullgare dhuruan tashmë një shumëllojshmëri të literaturës për fëmijë.
Gati 23 000 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore në spital vitin e kaluar. “Besojmë se libri është një terapi shumë e mirë. Është një mbështetje për fëmijët, një strehë për momentet e vështira, një ndihmës për fëmijët me probleme emocionale, sociale dhe shëndetësore”, tha për BNR Viktoria Biserova, shtëpia botuese e së cilës dhuroi 500 libra.
Iniciativa “Dhuro një libër për spitalin “Pirogov” zhvillohet gjatë Marshit të 11-të të Librit në vendin tonë dhe është e hapur për këdo që dëshiron të dhurojë një libër për fëmijët që trajtohen në spital dhe në këtë mënyrë ta bëjë qëndrimin e tyre më të kënaqshëm.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..