Sot në Luksemburg, në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, vendet anëtare rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha fushat - aftësitë mbrojtëse, ndihma sociale dhe humanitare, pritja e refugjatëve dhe të tjera. Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska i siguroi të pranishmit në forum se Bullgaria vazhdon të mbështesë fuqishëm Ukrainën, pasi deri më tani vendi ynë ka pranuar mbi 70 mijë refugjatë dhe ka ofruar ndihmë humanitare për vendin ukrainas. Sipas Gençovskës, koordinimi me NATO-n është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të forcohet. Ministrja jonë e Jashtme bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë "për izolim të mëtejshëm diplomatik të agresorit rus, si dhe për kundërshtim të fortë ndaj kërcënimeve hibride ruse". Ministrja Gençovska theksoi se pakoja e gjashtë e sanksioneve evropiane kundër Rusisë do të bëhet fakt në fund të majit, kur do të ketë një takim të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë në Bruksel.
Përveç agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ministrat e jashtëm diskutuan gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor, nismën e Portalit Global të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për Veprime të Jashtme, si dhe situatën në Libi dhe Mali.
Në kuadër të Këshillit, Ministrja Gençovska realizoi takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..