Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tronditjet në qeverinë e koalicionit të Bullgarisë do të jenë gjithnjë e më të shpeshta

Foto: BGNES

Një seri krizash në politikën e brendshme dhe të jashtme dhe mungesë tolerance në 100 ditët e para në krye të shtetit. Shumica qeverisëse në Bullgari punon në një situatë të ngjashme, duke bashkuar në një strukturë komplekse katër parti me qëndrime shumë të ndryshme, e shpesh edhe krejtësisht të kundërta për një sërë çështjesh të rëndësishme. Po t'u shtohet edhe konflikti gati një vjeçar mes pushtetit ekzekutiv dhe prokurorisë, si dhe mosmarrëveshjet me presidentin Rumen Radev për disa tema, detyra e qeverisë për të rezistuar bëhet edhe më e vështirë.

“Koalicioni ndërmjet katër partive drejtuese në pushtet është formuar në bazë të konsolidimit anti-GERB.Problemi është se qëndrimet në shoqëri janë diçka shumë e paqëndrueshme dhe ndryshojnë shpejt”, tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare politologu Svetlin Taçev.

“Lufta në Ukrainë, na rikujtoi një ndarje të vjetër”, ku qeveria nuk ka ndonjë komfort të veçantë, meqenëse nga njëra anë qëndron Partia Socialiste Bullgare (e cila deklaron kategorikisht se do të ikë nga koalicioni, nëse Bullgaria dërgon një përkrahje ushtarake në Ukrainë,) kurse nga ana tjetër janë politikanët me një orientim euroatlantik, si këta në “Bullgarinë Demokratike”. Në bazë të këtij shkaku pothuajse të gjitha vendimet rreth luftës në Ukrainë janë të vështirësuara dhe qëndrojnë në një vend. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, koalicioni gjithashtu ka mendime të ndryshme - është kategorik Taçev dhe vazhdon:

Svetlin Taçev

“Në koalicion ekzistojnë dhe përplasje më të vogla, të cilat nuk kanë potencial të ndikojnë mbi stabilitetin e kabinetit. E tillë është përçarja për zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare. Do të gjendet mënyrë që ky problem të mund të zgjidhet, meqenëse do të jetë një gabim i madh nëse kjo çon deri në rënien e kabinetit. Nuk jam i sigurt se shpërbërja e koalicionit në një moment të ndërlikuar të brendshëm dhe të jashtëm politik do të falet nga ana e zgjedhësve.”

Fakti se qeveria nuk mundi të punojë politika të përgjithshme, mbi të cilat të ketë pajtim dhe pëlqim midis partnerëve të koalicionit, flet vetëm një gjë - kundra vëniet midis tyre do të jenë gjithnjë e më të shumta e më të shpeshta, prognozon politologu Strahill Delijski, por i kushton vëmendje edhe një detaji tjetër të rëndësishëm nga pamja politike:

Strahill Delijski

“Ideja se demokracia parlamentare realizohet përmes partive, është e gabuar. As “Po e vazhdojmë ndryshimin” janë parti, në të cilën janë të qarta se cilat janë interesat sociale dhe shoqërore të cilat mbrohen, tek “Ka një popull të tillë” është absolutisht e njëjta gjë. Në Partinë Socialiste Bullgare po kështu çdo gjë është e përqendruar rreth përfytyrimeve personale për politikën e liderit”.

Sa u përket pozitave të partnerëve mbi tema drejtuese të jashtme politike, si lufta në Ukrainë, dhe vetoja mbi fillimin e bisedimeve për aderimin e Maqedonisë së Veriut ndaj Bashkimit Evropian, ato përsëri janë në të dyja polet dhe janë të përmbushur me tepër shumë emocione, gjë e cila jo gjithmonë është një qëndrim i mirë kur kërkohen vendime të përbashkëta dhe veprime.

Tatjana Buruxhieva

“Nuk ka sesi, si në rastin me Maqedoninë e Veriut, të kemi vendime të ndryshme dhe të presim se kjo do të çojë deri në zgjidhjen e kësaj krize”  - deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare politologjia Tatjana Buruxhieva dhe shtoi: Kjo çështje e “hedh në ajër” shoqërinë bullgare, meqenëse është e përmbushur me emocione të shumta. Kryeministri mundi të përmirësojë pozitën e Bullgarisë përpara partnerëve evropian, përfshi dhe me vizitën e vet të parë simbolike pikërisht në Shkup. Që aty e tutje nuk pati asnjë konkretizim ose zhvillim sa i përket pozitës bullgare për të ardhmen evropiane të fqinjës sonë. Ai premtoi se konflikti do të zgjidhet dhe se do të përmirësohen marrëdhëniet midis të dyja vendeve, por e vërteta është se marrëdhëniet ekonomike nuk ka sesi të zgjidhin dhe probleme të tjera si gjuha e urrejtjes, përpjekjet për të gërryer identitetin bullgar, përpjekjet për të bërë presion për heqjen dorë nga vetëdija bullgare dhe metoda të tjera jodemokratike.

Në një dëshmi elokuente për ta u bënë edhe rezultatet e regjistrimit kombëtar në Maqedoninë e Veriut, të cilat treguan se atje jetojnë vetëm 3504 bullgarë”.

Identik është dhe polarizimi në koalicion, por dhe në shoqëri, sa i përket ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën - është kategorike Buruxhieva.

Në përfundim, duke vështruar pamjen e përgjithshme, vështirë mund të përcaktojmë sesa kohë na ndan nga zgjedhjet parlamentare përpara afatit. 

Përpiloi: Joan Kolev /janë përdorur intervista të Llëçezar Hristovit, BNR-Radio Sofja, Paolina Komsallova, BNR-Plovdiv dhe Aleksandër Rajçev, BNR-“Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BNR, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD