Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov: 50% e parave për kompanitë e ndërtimit të rrugëve të paguhen menjëherë

Kirill Petkov
Foto: BGNES

“Po e vazhdojmë ndryshimin” propozon që gjysma e parave për ndërtimin e rrugëve (mbi 600 milionë leva, ose 306 milionë euro) t’u paguhen menjëherë kompanive të ndërtimit, kurse pjesa e mbetur – pas miratimit nga komisionet parlamentare se aktivitetet janë kryer. Këtë e deklaroi kryeministri Kirill Petkov pas një takimi me përfaqësues të industrisë në fjalë në stacionin Jana.

Sipas tij, propozimi tashmë u është dërguar partnerëve të koalicionit dhe nëse nuk ka kundërshtime do të votohet të enjten në Kuvendin Popullor. Ndërkohë, Dhoma Profesionale “Rrugët” dhe Shoqata Profesionale “Siguria Rrugore” kanë njoftuar se nesër do të nisin protesta kombëtare në mbarë vendin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Ministri i Financave premtoi deficit buxhetor për vitin 2025 nga 3%

GERB nuk falsifikon kurrë gjërat, vrima në buxhet është qartë çfarë i detyrohet. Le të përulemi pak dhe të mos përpiqemi t'ua kalojmë përgjegjësinë njerëzve të tjerë. Me këto fjalë ministrja e financave Temenuzhka Petkova iu drejtua deputetëve të..

botuar më 25-02-06 11.36.PD

Në EMITT në Stamboll, Bullgaria paraqet potencialin e saj për turizmin gjatë gjithë vitit

Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë..

botuar më 25-02-06 9.37.PD

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD