“Po e vazhdojmë ndryshimin” propozon që gjysma e parave për ndërtimin e rrugëve (mbi 600 milionë leva, ose 306 milionë euro) t’u paguhen menjëherë kompanive të ndërtimit, kurse pjesa e mbetur – pas miratimit nga komisionet parlamentare se aktivitetet janë kryer. Këtë e deklaroi kryeministri Kirill Petkov pas një takimi me përfaqësues të industrisë në fjalë në stacionin Jana.
Sipas tij, propozimi tashmë u është dërguar partnerëve të koalicionit dhe nëse nuk ka kundërshtime do të votohet të enjten në Kuvendin Popullor. Ndërkohë, Dhoma Profesionale “Rrugët” dhe Shoqata Profesionale “Siguria Rrugore” kanë njoftuar se nesër do të nisin protesta kombëtare në mbarë vendin.Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..