Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i grafitit transformon kalesën e këmbësorëve Stacionit Qendror të Autobusëve të Sofjes

Foto: BGNES-arkiv

Midis 15 dhe 17 prill, disa nga artistët më të mirë të grafitit në Bullgari do të bashkojnë përpjekje dhe talent, për ta kthyer në një vepër artin nën kalesën e këmbësorëve të Stacionit Qendror të Autobusëve të SofjesKjo do të ndodhë në kuadrin e edicionit të dytë të festivalit GRAFF EXPRESSnë të cilin sivjet do të marrin pjesë 8 autorë bullgar dhe 2 autorë të huaj.

Edicioni debutues të GRAFF EXPRESS ishte përpara 2 vjetëve, kur 300 metra katrore nga nenkalesa e stacionit qendror hekurudhor, që çon nga stacioni i autobusëve në metro, ndryshoi pamjen gri me dekor artistik me ngjyra.

“Kjo hapësirë është porta e Sofjes dhe fytyra e parë e cila shikohet nga qindra mijëra turistë, mysafirë dhe banorë të qytetit tonë, që mbërrijnë këtu apo thjesht që e përdorin metronë”, tha ekipi i festivalit. Hapja zyrtare e pikturave murale të përfunduara do të bëhet më 27 prill me një shëtitje me kurator në lokacion, shoqëruar me një vizitë online të punimeve të përfunduara.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD