Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, 90.8% e familjeve jetojnë në shtëpitë e tyre. Me qira banojnë 3.7% prej bullgarëve. 8% kanë një shtëpi të dytë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. 92.2% e familjeve jetojnë në shtëpi të ndërtuara para vitit 1990. 65.2% kanë apartamente me dy ose tri dhoma. 70.4% e banesave janë përqendruar në qytete. 23.4% e familjeve kanë garazhe.
82.5% e familjeve kanë energji elektrike, ujë, kanalizim, banjë dhe tualet të brendshëm. 44.7% e banesave në fshatra kanë kanalizim qendror, në qytete - 97.9%. 81.8% e familjeve në fshatra dhe 97.9% në qytete kanë një tualet të brendshëm. 56.2% e familjeve posedojnë vetura. 55.2% e familjeve kanë kompjuter dhe 67.4% kanë internet në shtëpi.Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..