Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Jashtëm ukrainas falënderoi për pritjen e refugjatëve ukrainas

Ministrat Dmitro Kuleba dhe Teodora Gençovska
Foto: BGNES

Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën sipas mundësive tona, tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska në një konferencë për shtyp në Sofje me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. 91 000 ukrainas janë pranuar në Bullgari, shtoi Gençovska.

Erdha ta falënderoj Bullgarinë për mbështetjen tuaj ndaj shtetit dhe popullit ukrainas, tha Kuleba. Jam i sigurt se Bullgaria nuk e bën këtë për shkak të marrëdhënieve tona tradicionalisht të mira, por sepse siguria e Ukrainës do të thotë siguri për Bullgarinë, tha mysafiri dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Sofjes për perspektivën evropiane të Ukrainës. Jam i vetëdijshëm për rolin e Rusisë në historinë bullgare. Por sot Rusia është ndryshe: ajo vret, torturon, përdhunon. Kjo nuk është një Rusi që meriton simpati, shtoi Kuleba.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 dhjetorin 2024

Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të  Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..

botuar më 24-12-25 6.50.MD

Presidenti shprehu ngushëllime për viktimat e rrëzimit të avionit në Kazakistan

Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në profilin e tij në rrjetin social “X” me rastin e rrëzimit të avionit që..

botuar më 24-12-25 5.42.MD

Skulpturat e Sofjes u gdhinë me dhurata

Për të pestin vit radhazi, Etydet e Sofjes/Skicat e Sofjes kënaqën qytetarët e Sofjes me dhuratat e vendosura në statujat e qytetit. Çdo vit fotografi Ivan Shishiev dhe gruaja e tij blejnë libra për banorët e Sofjes, i paketojnë dhe i vendosin pranë..

botuar më 24-12-25 5.06.MD