Sipas traditës Të Enjten e Madhe ngjyrosen vezët për Pashkët. Veza e parë duhet të jetë e kuqe – sipas besimeve kjo ngjyrë është simboli i vuajtjeve të Krishtit në kryq dhe i Ringjalljes së Krishtit.
Disa prej këngëve kishtare, që tingëllojnë në kishat ortodokse bullgare Të Enjten e Madhe, interpretohen vetëm këtë ditë. Midis tyre është “Kusari i matur”, kushtuar vjedhësit që u kryqëzua me Krishtin dhe u pendua për mëkatet e tij. Duke parë pendimin e tij të vërtetë, Biri i Perëndisë thotë: “Sot do të jesh me mua në Parajsë”.Kënga “Kusari i matur”, muzikën e së cilës e krijoi Petër Dinev, është veçanërisht e njohur në interpretimin e basit të madh bullgar Boris Hristov dhe të Korit të Tempullit “Shën Aleksandër Nevski”.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nëse shikoni programet e saj të koncerteve, patjetër do t'ju bëjnë përshtypje dy gjëra - premierat e shumta dhe prania e vazhdueshme e veprave të autorëve bashkëkohorë - bullgarë dhe vitet e fundit edhe të huaj. Aleksandra Ivanova tregon se..
“Më puth dje”, një nga këngët më të reja në repertorin e Georgi Hristov, bashkon disa krijues jashtëzakonisht të talentuar bullgarë. Producent dhe frymëzues është Igor Markovski, i cili vitet e fundit realizoi filma të mrekullueshëm të shkurtër muzikor,..
“Kuinteti i Pranverës” për Instrumente Frymore do të përfshihet detyrimisht në programin arsimor dhe të konkursit të universitetit më të njohur të muzikës në Shtetet e Bashkuara, The Juilliard School në Nju Jork. Kjo u bë e ditur nga një postim i..