Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtetet e Bashkuara do të shpallin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Foto: EPA/BGNES

Rusia ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres për një pauzë humanitare në Ukrainë gjatë Pashkëve, tha ambasadori ukrainas në OKB Sergej Kislica në Twitter.

Kievi ka ofruar të zhvillojë bisedime me Rusinë pa parakushte në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Ne duam të negociojmë evakuimin e mbrojtësve ukrainas, u citua nga AFP këshilltari presidencial Mihail Podoliak.

Pas bisedimeve në Kiev me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti ukrainas Vorodimir Zelenski tha se Moska nuk i ka paraqitur një marrëveshje paqeje Ukrainës. Zelenski pranoi se ushtria ukrainase nuk ka pajisje të mjaftueshme për të zhbllokuar Mariupolin dhe tha se 934 vendbanime janë çliruar që nga fillimi i pushtimit rus.

Presidenti amerikan Joe Biden do të shpallë një plan për dërgimin e ndihmës së re ushtarake në Ukrainë rreth orës 15:45 me orën bullgare, njoftoi agjencia e lajmeve UNIAN. Paketa e re pritet të kushtojë sërish 800 milionë dollarë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD