Në sfondin e lajmeve për probleme të rëndësishme të të drejtave të njeriut, pavarësisë së gjyqësorit, korrupsionit dhe lirisë së shprehjes në vendin tonë, të konstatuara në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, disa studentë bullgarë të drejtësisë na dhanë shpresën që brezi i ri mund ta përgënjeshtrojë këtë konstatim.
Joana Vallova, Ivan Ivanov, Sofia Lefterova dhe Diana Zasheva nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” fituan konkursin më të madh juridik në botë në konkurrencë me kolegë të tyre nga universitete prestigjioze në 85 vende.
Konkursi Willem C. Vis fokusohet në të drejtën tregtare ndërkombëtare dhe arbitrazhin tregtar ndërkombëtar. Çdo vit në të marrin pjesë rreth 350 skuadra me 2500 studentë nga e gjithë bota. Për herë të parë në historinë 29-vjeçare të konkursit, avokatët e ardhshëm bullgarë u paraqitën më mirë, si në raundin me gojë, ashtu edhe në atë me shkrim, kurse Ivan Ivanov u rendit në mesin e folësve më të mirë në të ashtuquajturat "Lojëra Olimpike" të së drejtës.
"Vlera morale e çmimit është njohja se ne jemi ekipi më i mirë dhe më i përgatitur në botë," thotë avokatja e re Lia Harizanova, e cila së bashku me Kryeasistentin Anastas Punev dhe avokatin Oleg Temnikov është trajnere e ekipit. - Cilësia e argumenteve shkencore që kërkohen për të dalë mirë në këtë konkurs është jashtëzakonisht e lartë. Pas suksesit tonë qëndron puna dhjetë mujore e studentëve gjatë angazhimeve të tyre të rregullta në universitet dhe shkuarjes në punë. Pra, është një shpërblim i madh për përpjekjet e tyre.”
“Çdo vit kazuset i përgjigjen realitetit modern - ato merren me probleme praktike dhe frymëzohen nga raste reale. Nuk është rastësi që themeluesit e konkursit Willem C. Vis janë disa nga avokatët praktikues më të shquar në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar dhe të drejtës tregtare ndërkombëtare. Këto gara janë një zëvendësim i mrekullueshëm i disa të metave në arsimin bullgar” – thotë Lia Harizanova.
A tregojnë sukseset e kësaj skuadre elitare nivelin e arsimit juridik në vendin tonë?
"Sigurisht që në të gjitha universitetet bullgare ka të rinj të shkëlqyer. Ne kemi potencialin për të qenë po aq të mirë sa janë edhe specialistët në vendet e tjera. Mendoj se ka nevojë për më shumë ushtrime praktike” - tha Lia Harizanova.
Lia Harizanova thotë se arritjet hapin dyert në shumë drejtime. Një prej tyre është stimulimi i dëshirës së të rinjve për t'u bërë juristë të mirë. Tjetri i çon ata në klasa të llojeve të ndryshme të së drejtës që nuk do të mësoheshin në universitet. “Nëse doni të bëni diçka të tillë, tashmë jeni shumë hapa përpara të tjerëve që nuk kanë pasur kurrë mundësi të punojnë të fokusuar mbi këto tema”, tha Lia Harizanova. Dhe pasi e ka përmbushur ëndrrën e saj që të paktën një herë një ekip bullgar të arrijë në finalet e konkursit, ajo tani mezi pret realizimin e dëshirës së saj të radhës - të krijojë një komunitet për të mbështetur studentët dhe më pas për t'i ndihmuar ata në zhvillimin e tyre profesional.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay dhe arkivi personal
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..