“Natyra gëzohet që sot është një festë e mrekullueshme.
Zemra triumfon: “Krishti u ringjall!”
Këto fjalë i ka shkruar Arkimandriti Serafim Aleksiev, ndërsa këngëtari xhaz Vasill Petrov krijoi muzikën dhe aranzhimin pranë tyre. Videon e kësaj kënge ai zgjodhi ta prezantojë në prag të festës së ndritur.
“Besimi, siç thoshin në lashtësi, është arma më e fortë, tha Vasill Petrov në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Besimi duhet t'i japë kuptim jetës njerëzore. Pas tij vjen shpresa dhe në fund si emanacion i gjithçkaje është dashuria. Këtyre virtyteve të krishtera i kushtohen edhe tri vepra themelore teologjike të Arkimandritit Serafim – “Besimi ynë”, “Shpresa jonë”, “Dashuria jonë”, të cilat përmbajnë një interpretim të detajuar të pjesëve të shkrimeve të shenjta. Ky ishte takimi im i parë me të, poezitë e tij i zbulova më vonë. Poezia e tij është shumë e sinqertë dhe e thellë, përmban një thjeshtësi të veçantë. Kam disa këngë për Ngjalljen e bazuar në tekste të Arkimandritit Serafim, por zgjodha të prezantoj këtë sepse është më intime për mua, mesazhi i saj është i aksesueshëm për më të vegjlit. Ai bën një paralel midis Ringjalljes dhe gjithçkaje që është pasqyrimi i saj në këtë periudhë - pranvera po vjen, pemët po çelin gjethet, natyra po gëzohet. Besimi, siç thotë Apostulli i Shenjtë Pavli, është një imazh i gjallë i asaj që shpresojmë dhe një zbulim i asaj që nuk mund të shihet”, shtoi këngëtari i njohur dhe i dashur i xhazit.
Vasill Petrov e interpreton këngën në duet me këngëtaren e re dhe të talentuar Valerija Stojanova, pjesët e kitarës i ekzekuton Stojço Stojanov. Pas festave të Pashkëve (më 30 prill) ai do të mbajë një koncert në qytetin Ruse, së bashku me Big Band-in e qytetit tonë Danubian, me dirigjent Dimço Rubçev. Programi quhet “Historia e Xhazit Botëror” dhe i kushtohet Ditës Ndërkombëtare të Xhazit dhe ditëlindjes së Vasill Petrovit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, BGNESKëngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..