Sektori institucional “Qeverisja Shtetërore” raportoi një deficit buxhetor prej 5.4 miliardë leva (2.8 miliardë euro), që përbën 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Deficiti në nënsektorin e “Qeverisjes Qendrore” në vitin 2021 ka qenë 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro), ose 4.8% e PBB-së, ndërsa “Qeverisja Vendore” ka pasur një suficit prej 146 milionë leva (75 milionë euro) dhe “Fondet e Sigurimeve Shoqërore” - një suficit prej 810 milionë levash (414 milionë euro). Ndërkohë borxhi shtetëror ka arritur 33.3 miliardë leva (17 miliardë euro), ose 25.1 për qind prej PBB-së – një rekord që pas aplikimit të bordit valutor në vitin 1997.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..