Pavarësisht ndryshimeve socio-politike në fund të viteve '90 të shekullit të XX, të cilat "ri dizajnuan" kalendarin zyrtar të festave të bullgarëve, Dita e Punës - 1 maji, festohet me solemnitetin e duhur. Dhe sot e kësaj dite shumë njerëz e lidhin me të kaluarën socialiste të vendit tonë, të tjerë e konsiderojnë si një datë historike, e cila rikujton për fillimin e vënë më 1 maj 1886 në Shtetet e Bashkuara, kur është mbajtur një grevë kombëtare në shkallë të gjerë me kërkesën për të vendosur një ditë pune zyrtare 8-orëshe. Një pjesë e pandashme nga 1 maji bullgar është marshi “Druzhna pesen”/”Kënga e Përbashkët”/, një nga emblemat muzikore të Ditës së Punës.
“Një këngë e përbashkët le të tingëllojë,
Një këngë, këngë e punës!
Të na lehtësohen zemrat,
të jetojë, të jetojë puna!”
Kështu fillon teksti i marshit “Druzhna pesen”, i shkruar nga Georgi Kirkovi - një poet dhe publicist i njohur. Por, jo kaq i njohur është emri i krijuesit të muzikës - Georgi Goranov, i cili ka lindur në qytetin Kjustendill gjatë vitit 1882, pasardhës i refugjatëve nga fshati maqedonas Virçe, Pehçevsko. Në moshën 5 vjeçare Gjeorgi tanimë ekzekuton në tamburanë e babait të tij. Gjatë vitit 1898 ai shkon në shkollën pedagogjike në qytetin Kjustendill, ku mbledh bashkënxënës të vet në një orkestër me tela. Gjatë vitit 1900 në Kjustendill mbërrin çeku Karel Mahan si pedagog në lëndën e të kënduarit në të njëjtën shkollë. Njeri me njohuri të mëdha, Mahan krijon një interes të jashtëzakonshëm tek Goranovi ndaj violinës dhe disiplinave muzikore dhe teoretike. Gjatë vitit 1902 i riu niset për të mësuar në Zagreb, por nuk mundet të përfundojë. Kthehet në atdhe, meqenëse shëndeti i tij përkeqësohet mjaftë. Vdes nga tuberkulozi në moshën 23 vjeçare. Lë një trashëgimi jo të madhe prej pjesëve për një orkestër me mandolina, këngë korale e të tjera.
Ai e krijon “Druzhna pesën” gjatë vitit 1900 në bazë të vjershës “Kënga e punës” të Georgji Kirkovit, botuar në “Kalendarin e Kuq popullor”. Kënga është kënduar për herë të parë më 24 maj 1903. Në sheshin në qytetin Kjustendill renditet kori i meshkujve pranë shoqatës “Kllasovo sëznanie”/ “Vetëdija klasore”/. Dirigjent është Georgi Goranov, atëherë 21 vjeç. Gjatë vitit tjetër kënga transportohet në Sofje, është e mësuar nga një kor studentësh dhe këndohet me raste të ndryshme. Është botuar në një libër të veçantë dhe është shpërndarë mes rretheve punonjëse. Më vonë ajo tingëllon nëpër greva, mitingje dhe demonstrata.
Përgatiti nëshqip: Nataniela Vasileva
Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..
"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë me raste dhe në ditë pa raste, dhe atëherë gjithmonë këndohej" - ja çfarë na tregon Dimitër..
Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..
Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje"...