Krahasuar me qytetarët e tjerë të BE-së, bullgarët kanë më pak simpati për ukrainasit. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të prezantuar sot nga Komisioni Evropian. Sipas sondazhit, 39 për qind ndiejnë simpati të plotë për ukrainasit, 34 për qind - deri në një farë mase, 15 për qind më tepër nuk simpatizojnë, 10 për qind nuk ndjejnë fare simpati, 3 për qind nuk japin përgjigje.
Mendimi se Rusia është fajtori kryesor për luftën e ndajnë fuqishëm 27 për qind.
49 për qind e bullgarëve e miratojnë veprimet e BE-së pas shpërthimit të luftës.
Vetëm 30 për qind e bullgarëve e pranojnë dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë - dhe për këtë tregues jemi në fund të klasifikimit të Eurobarometrit.
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e Bullgarisë Jugore. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, ndërsa para mesditës dukshmëria në jug do..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen e tyre në parim për propozimin. Sipas Kënço Stojçev, nënkryetar i Shoqatës së Kapitalit..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..