Inflacioni mujor në prill është 2.5%, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 4.5%. Presionin kryesor rritës mbi inflacionin në muajin prill e kanë ushtruar çmimet e veshjeve dhe këpucëve, të cilat janë rritur me 6.4%. Një tjetër rritje ka edhe në çmimet e transportit, të cilat janë rritur me 3.5%.
Inflacioni vjetor është tashmë 14.4%, krahasuar me 12.4% në muajin paraardhës. Niveli i ri është thuajse afër vlerave të verës së vitit 2008 në prag të krizës financiare globale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Në të njëjtën kohë, në tremujorin e parë të 2022-ës, rritja e PBB-së ka qenë 4.5% me bazë vjetore, pak më e lartë se parashikimet.Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..