Këshilli Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh mbështeti ndryshimet e propozuara në Ligjin e Sigurimeve Shoqërore, me të cilat do të aplikohet produkti i pensioneve pan-evropiane në Bullgari. Parashtrues i propozimit është Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev.
Produkti pan-evropian i pensioneve, i njohur si një “pension evropian”, do të mundësojë që fondet nga vendet e tjera të BE të hyjnë në tregun bullgar, të mbledhin kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të paguajnë pensionet. Ndryshimet do të lejojnë edhe kalimin e sigurimeve dhe pensioneve nga një vend në tjetrin brenda bashkimit, nëse i siguruari ndryshon vendbanimin.
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..