Në 24 orët e fundit janë shënuar 275 raste të reja me Covid në vend, ose 182 më pak se një ditë më parë. Mbi 65% prej të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 4.5% e 6114 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive bie nën 90 000 dhe tani ato janë 88 937. 54 pacientë të infektuar janë shtruar në spitale. 38 nga të sapo shtruarit, ose mbi 70%, nuk janë vaksinuar. Numri i të shtruarve në spital ka rënë në 567. Në repartet e terapisë intensive ndodhen 51 persona.
Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 6 pacientë me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin vaksinuar. Janë shëruar 10 545 veta, që është një numër rekord. Të mërkurën janë bërë 773 vaksina.Ditën e marte do të jetë me diell. Pas dite mbi Bullgarinë Perëndimore do të mbajë vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 31 deri në 36 gradë, në Sofje - përafërsisht 31...
Në një takim në Sofje me përfaqësuesit e kompanisë amerikane Lockheed Martin, Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për vendime që nuk do të lejojnë që Bullgarinë të humbasë aftësitë e saj mbrojtëse pas skadimit të resurseve të fluturimit të avionëve..
Bullgaria iu bashkua qëndrimit të 20 sindikatave nga Belgjika, Republika Çeke, Finlanda, Franca, Hungaria, Lituania, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia në mbështetje të energjisë bërthamore, njoftoi Ministria e Energjetikës...
Ushtria ukrainase njoftoi se tërhoqi njësitë e saj të fundit nga Lisiçansk për të shmangur rrethimin. Shtabi i Përgjithshëm në Kiev theksoi se për të..
183 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 131 më pak se një ditë më parë. Mbi 67.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë..
Me rastin e Festës Kombëtare të SHBA-së – Ditës së Pavarësisë, Presidenti Rumen Radev i dërgoi një adresë urimi Presidentit amerikan Joe Biden. “Si..