Fshati piktoresk i Rilës - Maxhare është gati të fitojë një atraksion të ri. Në një kohë sa më të shkurtër do të zhvillohet ndërtimi i një eko-shtegu arsimor për fëmijët. Për këtë qëllim do të ndërtohen ura prej druri mbi lum, do të përdoren pemë të rrëzuara dhe trungje, që të mund të formohen kënde për pushim e të tjera. Derisa vogëlushët lëvizin nëpër itinerar, ata do të njohin natyrën e Rilës dhe do të mësojnë sesi të kujdesen për të. Rrugica do të jetë gati në vjeshtë, kur përmes saj do të kalojnë grupet e para të nxënësve. Kuptohet se, eko-turistët janë gjithashtu të mirëpritur. Projekti është i përkrahur financiarisht nga bashkia e qytetit Samokov.
Kurse iniciativa është krejtësisht e sipërmarrësit italian Michele Crescentini një pronar i lumtur i një ferme për gomarë në Maxhare, për të cilën do t’ju tregojmë së shpejti. “Maxhare është një vend mjaft turistik. Nga pikëpamja e natyrës dhe e mundësive për zhvillimin e turizmit, ajo është e përafërt me rajonin tonë Trentino në Alpet. Por, aty bashkësitë vendase kanë bashkuar përpjekjet e tyre në propozim të një produkti të përbashkët turistik” - tha Michele për Radio Bullgarinë.
Sipas tij fshatrat e këtushme po kështu mundet të zhvillojnë veprimtari të përbashkëta, të cilat të plotësojnë njëra-tjetrën.
Në Maxhare angazhuam kryetaren e re të bashkisë, duke i propozuar një projekt për ndërtimin e një eko-shtegu me një karakter njohës për fëmijët mes pyllit, në afërsi me shtëpinë tonë. E dini mirë se fëmijët janë si kërpudhat, ata thithin çdo gjë. Dhe derisa janë akoma të vegjël, në moshën 6-10 vjeç, edukuam tek ata respekt dhe kujdes për natyrën, dhe kur të rriten do të dinë se për shembull bishti i cigareve shpërbëhet për rreth 100 vjet, butiles prej qelqi do t'i duhen 1000 vjet e të tjera. Tani po bëhemi gati të spastrojmë, me ndihmën e vullnetarëve, pyllin, përmes të cilit kalon itinerari. Do të vëmë tabela udhëzuese dhe pajisje të tjera prej një materiali natyral. Projekti mori një financim me vlerë prej 15 mijë leva. Kjo nuk është një shumë e madhe por me siguri që do të jetë me dobi. Mjetet do të shkojnë dhe për ndërtimin e një shtëpie të vogël prej druri për takime dhe biseda” - thotë Michele. Në Maxhare shpresojnë që atraksioni i ri të tërheqë jo vetëm grupe të nxënësve, por dhe familje me fëmijë.
“Tani do të presimin nënshkrimin e marrëveshjes dhe po fillojmë me rregullimin e itinerarit. Eko-shtegu do të jetë gati gjatë muajit nëntor. Ai do të arrijë deri tek paraklisi “Shën Gjergji” dhe do të jetë i gjatë rreth 1 kilometër. Në fshat kemi 5-6 shtëpi për miq, interesi është i madh, sepse jemi në 10 kilometra nga Maljovica dhe në 10 kilometra nga Borovec”, sqaron Hristina Dejanova.
Për ndërtimin e itinerarit mbështetemi tek vullnetarët. Me organizimin e tyre është duke u marrë Michele Crescentini. Prej viteve italiani u ofron një çati falas dhe ushqim udhëtarëve nga e gjithë bota, ku si këmbim të kësaj mirësie ata e ndihmojnë falas në fermën e tij në Maxhare. Mbi këtë parim ai do të mbështetet dhe tani.
“Këtu vijnë francezë, anglezë, turq, madje kishim një kiliane. Vjet bashkë me ta spastruam fshatin dhe lyem me bojë të gjitha bordurat në të verdhë dhe të bardhë, krejtësisht falas. Këta njerëz qenë të strehuar dhe hëngrën tek ne, shpenzimet e mia qenë minimale, kurse të bashkisë qenë zero. Fshati shndriu”-kujtohetMichele.
Tani sipërmarrësi italian shpreson që të fitojë për kauzën e Maxhares akoma vullnetarë. “Ajo e cila mungon në Bullgari, nëse mundem t’i lejojë vetes që ta them , është bashkimi. Këtu njerëzit janë individualist të mëdhenj. Nëse këto bashkësi të vogla si për shembull Maxhare dhe fshatrat e afërta bashkohen, që të mund të krijojnë diçka përparimtare, me siguri kjo do të jetë në dobi të të gjithve” - tha në përfundim Michele Crescentini.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Michele Crescentini
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..