Vendpushimi ynë më i vjetër detar “Shenjtorët Konstandin dhe Elena” do ta pres festën e vet me një kalendar mjaft të pasur ngjarjesh dhe propozimesh atraktive për pushime dhe përjetime kulinarie. Festimet fillojnë më 21 maj në orën 9 të mëngjesit nga Manastiri “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, me një liturgji të shenjtë solemne dhe ujë të bekuar. Përpara vetë manastirit do të ketë një festë për fëmijët si dhe një konkurs për pikturë mbi asfalt me dekorata për piktorët më të mirë.
Koncerti festiv do të fillojë në orën 18.30, në skenën me kullën e sahatit në Qendrën Tregtare “Primorsko”. Është përgatitur një program me operetë, balet dhe folklor, ku marrin pjesë solistë nga Opera Shtetërore – Varna dhe valltarë nga Ansambli Folklorik “Varna”.
Për të gjithë miqtë e pushimores janë parashikuar ulje të planifikuara të çmimeve, duke filluar nga 21%, në hotele, restorante, SPA qendra dhe dyqane.Festës i kushtohet edhe edicioni special i Tregut të Fermerit.
Shtëpia e parë e pushimit në “Shenjtorët Konstantin dhe Elena” ka hapur dyert e saj në vitin 1908.Pushimorja mban emrin e manastirit aty pranë "Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, i cili daton në shekujt 14-16. Akoma hollësi të tjera për pushimoren dhe për manastirin e shenjtë do të mësoni KËTU.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në të kaluarën në zonën “Mesarite” pranë qytetit të sotëm bregdetar bullgar Sozopoll, shtrihej territori periferik i kolonisë së lashtë greke Apolonia Pontijska. Në këtë vend janë zbuluar gjurmë të godinave, pajisje të ndryshme për varreza, vatra..
Gjithnjë e më shumë turistë turq duan të vizitojnë Bullgarinë, njoftuan operatorët turistikë turq që vizituan qytetin bregdetar Varna, njoftoi BNT. Posaçërisht për ta u organizua një turne informues me një vizitë në pushimoret për turizmin gjatë gjithë..
Dinozaurët do të jenë personazhet kryesore në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të Figurave të Rërës në Burgas. Arsyeja? "Të gjithë i duan sundimtarët e mëparshëm të planetit tonë, të cilët janë zhdukur në mënyrë misterioze 65 milionë vjet më..
Në të kaluarën në zonën “Mesarite” pranë qytetit të sotëm bregdetar bullgar Sozopoll, shtrihej territori periferik i kolonisë së lashtë greke..