Një nga emblemat e qytetit të Kërxhalit – treni për fëmijë në Parkun Prostor, do të niset sërish në itinerarin e vet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.
Kjo është hekurudha e parë për fëmijë në Bullgari, e ndërtuar më 5 shtator 1962 sipas një projekti të inxhinieres Valentina Joçkova.
Atëherë u përdorën shinat nga minierat e mbyllura në fshatin Stremci. Vagonët me të cilët transportoheshin mineralet nga minierat u shndërruan në vagonë pasagjerësh dhe kështu edhe sot e kësaj dite ata përdoren për transportim njerëzish.
Gjatësia totale e itinerarit ku kalon treni është 1210 metra, ka dy vendkalime dhe një tunel. Lokomotiva dhe vagonët e rinovuar pritet të kënaqin fëmijët në Ditën e Fëmijëve - 1 qershor.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @DetskaZheleznitsaKardzhaliShoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..