Një nga emblemat e qytetit të Kërxhalit – treni për fëmijë në Parkun Prostor, do të niset sërish në itinerarin e vet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.
Kjo është hekurudha e parë për fëmijë në Bullgari, e ndërtuar më 5 shtator 1962 sipas një projekti të inxhinieres Valentina Joçkova.
Atëherë u përdorën shinat nga minierat e mbyllura në fshatin Stremci. Vagonët me të cilët transportoheshin mineralet nga minierat u shndërruan në vagonë pasagjerësh dhe kështu edhe sot e kësaj dite ata përdoren për transportim njerëzish.
Gjatësia totale e itinerarit ku kalon treni është 1210 metra, ka dy vendkalime dhe një tunel. Lokomotiva dhe vagonët e rinovuar pritet të kënaqin fëmijët në Ditën e Fëmijëve - 1 qershor.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @DetskaZheleznitsaKardzhaliNjë projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..
61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..