Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE do të na ndihmojë të heqim dorë nga karburanti bërthamor rus

Foto: Alamy/Reuters

Komisioni Evropian do të ndihmojë Bullgarinë dhe katër vende të tjera (Republikën Çeke, Hungarinë, Sllovakinë dhe Finlandën) për t'i dhënë fund varësisë së tyre nga karburanti bërthamor rus, raporton Financial Times. Institucioni do të ofrojë mbështetje teknike nëpërmjet planit RepowerEC, i cili u shpall këtë javë dhe përmban një udhërrëfyes për shkëputjen e bllokut nga gazi natyror rus dhe nafta ruse. Sipas publikimit, vendi ynë ka prej 2.5 vitesh karburant bërthamor dhe ka konfirmuar se është duke negociuar me Westinghouse. Zëvendësimi i karburantit bërthamor rus duhet të bëhet realitet më së voni deri në fillim të vitit 2024.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Herakleja Sintika, një ekspozitë udhëtuese tërheq vëmendjen ndaj specieve të rrezikuara

Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin..

botuar më 24-07-10 6.25.PD

Fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses

Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..

botuar më 24-07-10 5.30.PD

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD