Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 14 gradë, në kryeqytet 12 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Nga perëndimi në lindje do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave me reshje lokale të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24° dhe 29°, ndërsa në Sofje 27°.
Në bregun e Detit të Zi do të mbahet mot me diell me vranësira të përkohshme, por pa reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 17 deri në 21°, ndërsa të ujit detar 16-18 °. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.
Në male do të jetë me diell, por në shumë vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 17 °, në 2000 m deri në 9 °.
Të mërkurën temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë.
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..